• |
ide | kryesore

Rinumërimi i votave të Lezhës, kreu i KQZ: E kthyet në farsë, listat e votuesve qenkan mollë e ndaluar

Lajme, Të fundit



Ka përfunduar procesi i rinumërimit të kutive në 11 qendrat e votimit të Bashkisë së Lezhës, nga ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konstatoi në total vetëm 4 vota të numëruara gabim. Këto vota i përkisnin Eduard Ndocajt, ndërkohë që kishin kaluar në avantazh të kandidatit fitues nga Partia Socialiste, Pjerin Ndreu.

KQZ hapi sot 11 kutitë e Lezhës, por jo listat e zgjedhësve të këtyre KZAZ-ve siç kërkoi një ditë më parë kreu i organit zgjedhor, Klement Zguri, i cili në fjalën e tij tha se procesi i hapjes së kutive është shoqëruar me një hile nga ana e ankimuesve, që sipas tij kërkojnë numërimin e kutive, por nuk kërkojnë që të shikohet lista e votuesve për të verifikuar pjesëmarrjen në votime.

Kreu i KQZ-së tha se lista e votuesve është konsideruar si mollë e ndaluar dhe kjo sipas tij nuk ndihmon në çtensionimin e situatës dhe për të hedhur poshtë pretendimet se janë mbushur kutitë në mënyrë fiktive.

“Në përfundim të këtij procesi, ve re me dhimbje që subjektet e kanë kthyer në një farsë, duke qenë se kam kërkesën ankimore, arsyet pse kundërshtojmë këto vendime kanë lidhjeje shkeljet e rënda ligjore që janë evidentuar në Bashkinë Lezhë. Është shumë e thjeshtë, nëse ti ke një pretendim, që qenkan vota më shumë nga çka zgjedhës në listë, pra minimumi është të kërkosh listat e votuesve. Asnjë ankimues nuk artikulon të shikohet lista e votuesve dhe listat nuk i përmend njeri. Listat e votuesve qenkan mollë e ndaluar në këtë proces.”- tha Zguri.

Hapja e kutive u vendos gjatë mbledhjes së djeshme të KQZ-së, pas kërkesës së Partisë Konservatore Albania, që përfaqësohej në Lezhë nga Ndocaj. Ndërkohë, dy ditë më parë, Partia Demokratike depozitoi në KQZ kërkesën e vënies në dispozicon të materialeve zgjedhore të 30 qershorit.

KQZ e hodhi poshtë këtë kërkesë duke arsyetuar se materialet zgjedhore, do të dorëzohen më vonë pranë Arkivit të Shtetit, institucionit që i takon të vendosë nëse do t’jua vendosë në dispozicion palëve të interesuara.

 



5 Comments

  1. Ore qen bije qenesh po beni budallenje Shqipetaret . Si do behet i verifikimi i kutive te votimit nqoftese nuk behet ballafaqimi me materjalet zgjidhore ,te verifikohen numeri i fleteve me listen e votuesve dhe Jane i sigurt se ne te gjitha kutit e votimit ne gjithe Shqiperine nuk korespondojne .

  2. Ore qen bije qenesh po beni budallenje Shqipetaret . Si do behet i verifikimi i kutive te votimit nqoftese nuk behet ballafaqimi me materjalet zgjidhore ,te verifikohen numeri i fleteve me listen e votuesve dhe Jane i sigurt se ne te gjitha kutit e votimit ne gjithe Shqiperine nuk korespondojne .

  3. ka te drejte pasi duhet verifikuar lista e votuseve me votat qe jane ne kuti . keshtu del dhe hehjia ne dende te flete votimeve nga ripjerdhia . dhe ju tru thare qe komentoni d8uhet ta dini se kjo eshte abc e

  4. Vjedhje,manipulim,poshtersi,komision militantesh. Edhe ata njerez qe ishin neutral tani jane te irituar me keto padrejtesi, arrogance e poshtersi te rilindjes.
    Nuk mund ti beni budallenje gjithe popullin o MASHTRUES te neveritshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *