• |
ide | kryesore

Rruga e Kombit, konçesionari njofton heqjen e taksës për një kategori

Lajme



Koncesionari i “Rrugës së Kombit” ka njoftuar se të gjithë personat invalidë që zotërojnë një automjet të regjistruar në emrin e tyre, do të përfitojnë nga heqja e taksës së rrugës.

Mësohet se ky vendim erdhi menjëherë pas ankesave të shumta të qytetarëve.

Ndërkohë, tarifa e rrugës që ka filluar të zbatohet që prej 15 prilit të vitit të kaluar, vijon të mbetet 5 euro  për çdo kalim, për veturat e vogla dhe 10 euro për autobusët dhe kamionët.

Vendimi për taksimin e “Rrugës së Kombit” nuk është pritur aspak mirë nga banorët e zonës, por dhe nga qytetarë, të cilët për disa ditë kanë zhvilluar protesta të dhunshme dhe përplasje me Policinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *