• |
ide | kryesore

Shqiptari del para gjykatës britanike: Nuk e vrava unë gruan time

Lajme, Të fundit



45-vjeçari shqiptar Fatos Xheta u arrestua 2 ditë më parë nga policia britanike. Ai akuzohet për vrasjen e bashkëshortes, Safie Xheta, 35 vjeç, e cila u gjet e vdekur në banesën e saj më 17 qershor. Pas hetimeve të para autoritetet arritën në dyshimin se vrasja ishte kryer nga bashkëshorti i saj. Këtë të premte Xheta ka dalë para gjykatës së Oxford, ku nuk ka pranuar akuzën e vrasjes. Seanca e radhës është në 29 gusht ndërsa gjyqi nis në 2 dhjetor.

35-vjeçarja u gjet e vdekur nga policia në një banesë në rrugën Lyfton rreth orës 5 të mëngjesit. Policia në fillim mendoi se ishte një vdekje natyrale por më pas panë plagë të marra nga goditja e thikës. Nga një ekzaminim mjekësor konfirmoi se shkaku i vdekjes së gruas ishte plaga me thikë në qafë që i kishte shkaktuar burri i saj. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Po pse kaq idiot ti qe e ke shkruajtur kete. 1)I shoqi akuzohet per vrashe.2) Ai nuk ka pranuar qe e ka bere.
    Ti ne fillim thua qe policia kujtoi qe ishte Vdekje natyrale por pastaj pa shenja thike ne qefe. This nuk le shenja por te can fytin te pret kishin. Ne fund I fut edhe nje Vule gjykim. Plaget nga thika we ia kishte bere I shoqi!!!! Ku e di ti qe ai ia ka bere aty ishe??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *