• |
ide | kryesore

Strategjia e Inter për të marrë Lukaku: pagesë në dy vjet, por United kërkon 83 milionë euro

Sport



Një kërkesë tronditëse, që të con drejt një marrëveshje të kryer. Java e Interit po mbyllet pa lajme të mira në frontin londinez atje ku Ausilio është bërë protagonisti i një misioni eksplorues me Manchester United për të përfunduar operacionin Lukaku. Kërkesa e “Djajve të kuq” rrotullohet në fakt rreth 83 milion euro: më e lartë krahasuar me pritshmëritë zikaltër që, në vazhdim, kanë kaluar ditë reflektimi mbi këtë argument. Conte nxit për ta pasur qendërsulmuesin e tij, por anglezët nuk lëvizin nga vlerësimi i tyre. Të paktën për momentin.

Takimi në Londër mes drejtorit sportiv të Manchester United, Mattheë Judge dhe atij të Inter Ausilio, për të diskutuar mbi Romelu Lukaku, nuk ka patur zhvillim të ri, vec zbritje me dy milionë në kërkesë nga Djajtë e Kuq, që tani pretendojnë 75 milionë stërlina, rreth 83 milionë euro. Një shifër e lartë – zikaltrit shpresonin të shpenzonin 60-65 milionë – por që mund të gëlltitet duke qenë se anglezët nuk e kanë mbyllur mundësinë e pagesës në dy vjet.

Nëse nuk po konkludojnë ende për belgun, zikaltrit i kanë dhën fund telenovelës Barella: me Cagliari është arritur akordi për ta veshir lojtarin zikaltër, për një operacion total prej 45 milion euro: 12 milionë për huazimin e plotë, të cilave do t’i shtohen 25 për blerjen e detyruar të kartonit. 8 milionët e tjera nga bonuset do të jenë përkundrazi të lidhura me arritjen e objektivave sportive të zikaltërve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *