• |
ide | kryesore

Trafikimi i 1 ton drogë përmes liqenit të Shkodrës? Lleshaj: Nuk jam i informuar

Lajme, Të fundit

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka mohuar të ketë patur dijeni mbi trafikimin e sasisë së konsiderueshme prej 1 ton drogë përmes liqenit të Shkodrës apo pikave kufitare nga Shqipëria drejt Malit të Zi, nga muaji maj deri tani.

Sa i përket trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Malit të Zi përmes liqenit të Shkodrës apo pikat e kalimit kufitar nuk jam i informuar se janë kapur 1 ton drogë nga maji deri tani. Lufta ndaj trafikut të drogës është një prioritet i Policisë së Shtetit. Ne nuk mund ta konsiderojmë ende të mbaruar luftën ndaj trafikut të drogës por di që kemi shkatërruar në mënyrë thelbësore gjithë rrjetet e kultivimit të cannabisit në Shqipëri dhe gjithë treguesut e këtij viti provojnë faktin që fenomeni është goditur dhe është shkatërruar. Sigurisht ka perpjekje sporadike të cilat po ndiqen me seriozitet të madh nga policia”, tha Lleshaj për gazetarët pas inagurimit të pikës së kalimit kufitar në Hanin e Hotit.

I pyetur për operacionin e djeshëm të gjetjes së armëve në qytetin e Elbasanit, ministri Lleshaj tha se çdo operacion i Policisë duhet të jetë i fshehtë dhe informacionet që publikohen janë vetem rezultatet. “Çdo operacion i policisë duhet të jetë i fshehtë në fakt dhe ato që publikohen janë vetëm rezultatet jo operacionet.”- është shprehur Lleshaj.

6 Comments

  1. Ky s’ka per detyre te jete i informuar. Ketij i mjafton qe adhuron Edi Ramen, sic ka deklaruar kur pranoi postin

  2. Jo ore ç’ne te informohesh per hashashin ti ?!LHL keni ?E vetmja gje eshte te survejosh opoziten 24/7,me gjithe njesite operacionale !!!Pergjim pafund te gjithe opozitareve,na i leshuat baterite e telefonave ne toke !Ti je mjeran o llesh ?Per fatkeqesine qe ke prodhuar vete ne familjen tende,mos e kerko gjetke,o ditezi !?Nga vrima burgut do spihunosh o moster bashke me hajdutet e trafikantet e tjere te ps-se,Urrejtja qe kane qytetaret ndaj jush as mal e as vargmal nuk e pershkruajne dot !Bashibozuke i ndyre,i piste e defiçent !!!Llesh kimiku po te mbyllet laku,e kur te jesh pa 15 roja si do ja besh o skuth !?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu