• |
ide | kryesore

Video/ Ofendime raciste në fushë: talenti i Bochum del nga fusha në lot

Sport, Video



Episod racizmi në Zvicër në miqësoren mes zviceranëve të Sant Gallen e gjermanëve të Bochum. Jordi Osei-Tutu, mbrojtësi anglez 20 vjecar në pronësi të Arsenal, por i huazuar tek Bochum, ka braktisur fushën në lot pasi ka marrë fyerje raciste nga një kundërshtar. Shokët e skuadrës kanë tentuar ta mbajnë në fushë e ta ngushëllojnë, por Osei-Tutu u largua drejt dhomave të zhveshjes kur mbeteshin edhe tre minuta deri në përfundimin e pjesës së parë.

Më pas, me ndërhyrjen e një bashkëpunëtori të teknikut Robin Dutt, Osei-Tutu është kthyer në fushë. Në fund të ndeshjes lojtari është shprehur shumë i zhgënjyer për turpërimin që i është bërë. Por tek Sant Gallen kanë tjetër mendim: lojtari që u akuzua se kishte thënë fyerjet, pretendon se nuk ka bërë apo thënë asgjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *