• |
ide | kryesore

165 milionë euro për dy lojtarë: çmendet Bayern Munchen, në total shpenzimi arrin 280 milionë

Sport



Bayern Munchen është skuadra më aktive dhe dorëlëshuar e merkatos. Ndoshta edhe të gjendur përpara faktit se duhet të zëvendësonin dy legjenda, që i dhanë lamtumirën klubit si Franck Ribery dhe Arien Robben e kanë bërë detyrueshëm një përgjigje të fortë në nivelin e klubit. Sipas njoftimeve që vijnë nga Gjermania, klubi bavarez është një hap nga mbyllja e marrëveshjes për transferimin e dy lojtarëve të krahut: Leroy Sané të Manchester City e Nicolas Pepé të Lille. Një operacion prej 165 milionë euro: për futbollitin nga Bregu i Fildishtë, aktualisht në Ligue 1, do të paguhen 75 milionë euro, ndërsa për gjermanin një shifër rreth 90 milionë. Do të ishte një blerje e madhe për kampionët e Bundesliga, që më parë kanë njoftuar firmën me dyshen franceze Lucas Hernandez (€80m) e Benjamin Pavard (€35m).

Pas largimit të “Robbery”, Bayern duhet të forconte krahët ku kishin mbetur si alternativë vetëm Kingsley Coman e Serge Gnabry, ndërsa Alphonso Davies nuk është gati për të qenë rregullisht në skuadrën e parë. Por, ashtu si bëhet e ditur për mbylljen e transferimit brenda ditës së sotme, me Sane e Pepe, bavarezët do të kenë më shumë klas në lojën në krahë se cdo skuadër tjetër.

Karriera e Sane tek Manchester City mori një lëkundje sezonine kaluar, por ai sërisht shënoi 10 gola e po aq asist në 31 prezencat e tij në Premier League. Ndërsa Pepe ishte zbulimi i Ligue 1, me 22 gola të shënuar dhe 11 asist në 38 ndeshjet e kampionatit. Pepe mund të luajë gjithashtu si sulmues, që do ti ofrojë teknikut Niko Kovac më shumë mbulim për qendërsulmuesin Robert Leëandoëski. Me një mbrojtje të përmirësuar e mundësinë e firmës me dy yje të rinj, Bayern mund të jetë favorite serioz për të fituar Champions League në 2019/20. Për sa i përket Bundesliga, në letër, do të jetë një shëtitje…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *