• |
ide | kryesore

30 qershori/ Ish-kreu i KQZ: Nuk ishte proces për t’u krenuar

Lajme, Të fundit



Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, e ka konsideruar 30 qershorin si një proces të ligjshëm nga pikëpamja formale juridike,  por duke theksuar se këto zgjedhje vendore nuk ishin për t’u krenuar.

I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në televizionin informativ Neës 24, Celibashi komentoi edhe raportin paraprak të OSBE/ODIHR, që e cilësoi si “fotografim” të aktualitetit politik në Shqipëri. “Votimet nëse do përdorim një koncept matematikor janë një bashkësi më e madhe që përfshin edhe zgjedhjet, sepse procesi zgjedhor zhvillohet nëpërmjet procesit të votimit në çdo rast. Por tej kësaj, bëj pjesë në grupin e atyre qoftë juristë por edhe të tjerë që e kanë parë 30 qershorin si një proces të ligjshëm të paktën nga pikëpamja formale juridike… ODIHR është një institucion i besueshëm për të gjithë spektrin politik dhe opinionin publik shqiptar. Raporti është realist e ka fotografuar shumë mirë situatën në Shqipëri. Këto nuk janë zgjedhje për të cilat ne duhet të krenohemi dhe të themi që këto ishin zgjedhjet që i japin një notë pozivite procesit zgjedhor apo në përgjithësi procesit të integrimit.” – u shpreh Celibashi ndërsa pohoi se kishte votuar më 30 qershor.

Përsa u përket kritikave ndaj KQZ-së në gjetjet e prezantuara nga shefja e misionit të vëzhgimit të ODIHR, Audrey Glover, Celibashi komentoi se presioni dhe konfliktualiteti politik, kanë patur ndikimin në veprimtarinë e organit zgjedhor. “Duhet të pranojmë që situata në të cilën u zhvillua ky proces ishte më keq se normalja, dhe për KQZ do të ishte në çdo rast një situatë të tillë shumë e vështirë që procesi zgjedhor të administrohej në ato standarde të cilat do ta bënin këtë proces të pranuar nga të gjitha palët dhe për vëzhguesit ndërkombëtar. Presioni politik dhe konfliktualiteti politik ka patur ndikimin e vet në veprimtarinë e KQZ-së dhe KQZ-ja ata janë njerëz që jetojnë mes nesh edhe mund të ndikohen nga opinionet e gjithësecilit prej nesh ashtu edhe nga politika, nuk e shmang dot.”- tha Celibashi.

 



4 Comments

  1. “nuk ishte per tu krenuar” !!!!

    per pak sa nuk tha: “qene pothuajse per tu krenuar”

    kta derra komuniste qe vazhdojne bombardojne nga 4 anet me relativizimin e situates!!!!

    60 qeveri do kishin rene nga Kili deri ne Japoni me ca kane ndodhur qe nga 2013 dhe ktej…

  2. Drejtsi shendetsi arsim polici siguri president qeveri ekonomi cdo gje cdo gje nje deshtim total deshtim total. Po ka te marre qe nuk besojne dhe kuptojne qe jemi ne nje kolaps lum ai per mendjen. Ky eshte nje shtet ne kolaps te plote.

    1. Bubi bobi, mos llap shume e mos u ngaterro ne ndyresin e shpifjeve te llumit politik e krimit per kete djale. Nuk e bejne dot pis ate dhe familjen e tij as drogaxhinjt e politikes qe inskenuan kete shpifje banale dhe as ca idiot si puna jote qe hane cfare ju del perpara.
      Mjere ajo grua qe mundet te kete ty burre, apo ai burre nese je ti grua.

      Jepi Cele e mos e caj per legenat. Je i nderuar ti dhe gjithe familja jote per te gjithe ata qe te njohin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *