• |
ide | kryesore

Aksidentoi rëndë këmbësoren, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari

Lajme, Të fundit



Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit, pasi ka aksidentuar me makinë një këmbësore.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Bulevardin “Qemal Stafa” në Elbasan, ku shtetasi me iniciale J.GJ., duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen M.H., që është transportuar në Spitalin e  Traumës Tiranë, për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *