Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, ndonëse i dënuar me dy vite burg nga Gjykata Penale e Shkupit, pasi u shpall fajtor për abuzim me tenderat gjatë kohës që ushtronte detyrën e kryeministrit, duket fare i patrazuar shpeshherë në mesazhet e koduara që përçon nga Hungaria, ku po shijon ditët e tij të azilit.
Së fundmi, në një sërë fotografish të shkrepura nga një event i Odës Ekonomike Italiane në Hungari, Gruevski shfaqet në formë dhe i shoqëruar nga figura të njohura të jetës publike hungareze, madje edhe me njërën nga vajzat që duket se ka marrë vëmendjen e të pranishmëve.
Nikolla Gruevski u shpall fajtor në muajin maj të vitit 2018 për rastin “Tanku”, nën akuzën e abuzimit me fondet publike lidhur me automjetin tip Mercedes-Benz të përdorur nga ai vetë.
