• |
ide | kryesore

Bluza e Princeshë Dianës në ankand për 53.532 mijë dollarë

Paparazzi, Slider



Edhe pasi ka ndërruar jetë, figura e Princeshë Dianës vazhdon të jetë po aq e dashur dhe e rëndësishme, sa në kohën kur ajo ishte gjallë. Këtë e ka vërtetuar edhe ankandi i fundit që u mbajt në Boston, ku u shit një bluzë e Princeshës nga koha kur ajo shkonte rregullisht në palestër. Në atë periudhë Diana mësohet se ka qenë shumë e acaruar me paparacët të cilët e ndiqnin çdo ditë teksa hynte dhe dilte nga palestra. Për t’i bërë të mos i kushtonin më rëndësi asaj dhe të ndalonin fotot, ajo vishte të njëjtën bluzë në çdo seancë. Bluza në fjalë ishte dhuratë që ajo e kishte marrë nga një fondacion dhe pak para se të ndërronte jetë ja kishte dhuruar instruktores së saj bashkë me disa bluza të tjera dhe me një shënim si kujtim.

Së fundmi ajo veshje doli në shitje dhe vlera që u përfitua prej saj ishte 53.532 dollarë, të cilat do shkojnë për bamirësi. Vlera e saj ishte edhe më e madhe për faktin se nuk është larë asnjëherë. Bashkë me të është dhuruar edhe shënimi i lënë nga vetë Princesha dhe një letër shpjeguese e instruktores dhe mikeshës së saj, e cila rrëfen se, kur ishte gjallë Diana e urrente vëmendjen e madhe për çdo veprim të saj dhe vazhdimisht bënte veprime që ulnin interesin e mediave ndaj saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *