• |
ide | kryesore

Dy komikët rusë që trazuan Ballkanin akuzohen se janë agjentë të shërbimit sekret

Planet



Dy komikët rusë që imitojnë ish-presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenkon, dhe telefonojnë e fusin në kurth politikanë dhe personalitete të njohura botërore, akuzohen se bashkëpunojnë me shërbimet sekrete.

Të njohur si Leksus dhe Vovan, Vladimir Kusnezov dhe Aleksej Stoljarov, e kanë kthyer Petro Poroshenkon në shënjestër të shakave të tyre dhe në kurth kanë rënë, siç raportohet deri më tani, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaran Zaev dhe homologu i tij në Kosovë, Ramush Haradinaj.

Komikët ia kanë dalë madje të telefonojnë edhe senatorin tashmë të ndjerë, John McCain, të ngarkuarin e posaçëm për Ukrainën, Kurt Volker, si edhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Nga kurthet e tyre nuk ka mundur të shpëtojë as presidenti francez, Emmanuel Macron, madje as kreu i shtetit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Në shtator të vitit 2015, ata i telefonuan këngëtarit Elton Xhon duke u hequr si presidenti rus, Vladimir Putin, dhe duke i kërkuar që të diskutonin për të drejtat e LGBT-së.

Mënyra sesi përzgjidhen “viktimat”, fakti që në përgjithësi nuk ngacmojnë politikanët rusë apo se kanë akses tek numrat e kontaktit të politikanëve të nivelit të lartë, kanë bërë që të ngrihen dyshimet se ata të dy punojnë për shërbimet sekrete ruse, të jenë të zëshme.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *