• |
ide | kryesore

FOTO/ Cristiano Ronaldo kthehet nga pushimet: delir tifozësh në J Medical

Sport, Video



“Cristiano is back”. Juventus e lajmëron kështu rikthimin në Torino dhe hyrjen e kampionit portugez në J Medical. Ka kaluar më shumë se një vit nga 10 korriku 2018, dita e zyrtarizimit të blerjes së Cristiano Ronaldo, por emocioni është gjithnjë i madh, për klubin e për tifozët, si gjithnjë në delir për lojtarin më të mirë në skuadrën e tyre e me shumë mundësi edhe në botë.

Ka nisur në mëngjes rreth orës 9 sezoni i Cristiano Ronaldo. CR7 ka mbërritur në J Medical për të kryer vizitat mjekësore, mes duartrokitjeve të tifozëve të pranishëm, pastaj do të jetë në dispozicion të Maurizio Sarri në Juventus Training Center në Continassa, për të nisur përgatitjet me grupin, që është në fushë nga e mërkura. Bashkë me portugezin ka mbërritur edhe Blaise Matuidi.

CR7, sidoqoftë, është kthyer nga pushimet, e për momentin iu dedikua tifozëve që ishin në delir për mbërritjen e tij, duke I firmosur autografë. Do të jetë edhe séanca e parë stërvitore e CR& me teknikun Sarri, në një Juve krejt ndryshe nga sezoni i kaluar, në mentalitet e pjesërisht edhe lojtarë, duke parë ardhjet e Rabiot, Ramsey e Luca Pellegrini, por edhe rikthimet e Buffon, Higuain dhe blerjen tashmë të sigurtë të Mathijs De Ligt. Duhet kuptuar tashmë në cilin pozicion ka ndërmend ta vendosë të luajë Sarri: qendërsulmues në 4-3-3, në krah në të njëjtin modul apo ta bashkojë me një sulmues tjetër. Por pavarësisht pozicionit, Ronaldo është gati për një tjetër sfidë: vitin e kaluar fitoi titullin, këtë herë objektivi është të kthehet të ngrejë lart Champions.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *