• |
ide | kryesore

FOTO të një aksidenti të frikshëm në Lushnje, kamioni dhe autovetura përplasen ‘kokë më kokë’

Lajme, Të fundit

Një aksident rrugor ka ndodhur pak pas mesnatës së mbrëmshme në Lushnje, ku një automjet Benz është përplasur me një kamion që transportonte bimë medicinale.

Mësohet se për shkak të përplasjes së fortë, të doja automjetet janë përmbysur dhe kanë përfunduar në anë të rrugës.

Si pasojë e goditjes janë plagosur rëndë dy drejtuesit e automjeteve, ndërsa makinat janë bërë shosh.

Sipas hetimeve paraprake, Benzi, i cili dyshohet të ketë qënë me shpejtësi tej normave të lejuara, ka goditur nga pas kamionin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu