• |
ide | kryesore

Icardi largohet nga grumbullimi i Inter: nga sot do të stërvitet i vetëm në Pinetina

Sport



Divorci mes Maurito Icardi e Inter është tashmë përfundimtar dhe i vërtetuar jo vetëm me fjalë por edhe me fakte. Në pritje të gjejë një sistemim të ri, ish-kapiteni ka lënë grumbullimin në Lugano dhe është kthyer në Milano, në akord të përbashkët me shoqërinë: pasi ka zhvilluar punë individuale në mëngjes, argjentinasi e klubi kanë vendosur që “puna për rigjetjen e kondicionit atletik” të vazhdojë në vetmi në fushat e Appiano Gentile. Nuk ka turne në Azi për Icardi, por vetëm vrap e stërvitje në Pinetina.

Javën e ardhshme Icardi nuk do të jetë në avionin që do të cojë zikaltrit në Kinë, me skuadrën e Antonio Conte që do të jetë e impenjuar në ditët pasuese në miqësoret e International Champions Cup kundër Manchester United e Juventus në program për tu zhvilluar në Singapore. Maurito do të stërvitet vetëm në Pinetina, me një preparator të vendosur në dispozicion nga shoqëria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *