• |
ide | kryesore

KQZ në ngërç, shpërndarja e mandateve për 20 bashkitë e para i kalon Kolegjit Zgjedhor

Lajme, Të fundit

Kolegji Zgjedhor do të shpërndajë mandatet për 20 bashkitë e para të vendit, pasi ky vendim nuk u mor dot nga organi kompetent, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për arsye të mosarritjes së kuorumit të nevojshëm. Ky ngërç procedurial vjen si pasojë  e kundërshtimit të kreut të KQZ-së, Klement Zgurit, për të rënë ndesh me vendimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Një nga anëtarët e KQZ-së, Bledar Skënderi, ka shpjeguar se për të njëjtin shkak, një precodurë e tillë është ndjekur edhe në rastin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, kur Kolegji Zgjedhor çertifikoi mandatet. “Është një procedurë që është ndjekur edhe në vitin 2013-ë, kur KQZ ka pasur vetëm katër anëtarë dhe për shkak se nuk bëhej kuorumi për të arritur një vendimmarrje, Kolegji ka shpërndarë mandatet për të gjithë deputetët e Shqipërisë. Në rastin konkret jemi në zgjedhjet lokale, por është sërish e njëjta procedurë.”- është shprehur Skënderi për mediat.

Mësohet se KQZ-ja do të çertifikojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit në fundi të muajit korrik. “Pasi të bëhet shpërndarja e mandateve nga Kolegji, në fund fare nxjerrin rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Besoj se ditët e fundit të korrikut do të jetë marrë ky vendim nga KQZ”, tha Skënderi.

2 Comments

  1. Komisioni qendror i vjedhjeve pirdh pirdh se liriheni ! Kush tha se ishin zgjedhje, jooooo 🙈ishin votimet per krytaret socjalist prandaj mos te ju genjej mendja ore te 💩💩💩💩

  2. Nëse Shqipëria do të ketë në tetor një Gjykatë normale të pamvarur Kushtetuese, jo vetëm që do ta quaj nul vendimin për të pranuar manovrën hileqare të Idajet Beqirit, por edhe do ti kërkojë gjykatave që antarët e këtij Kolegji zgjedhor të dalin para SPAK-ut për shkelje të Kushtetutës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu