• |
ide | kryesore

Kush ishte Nehat Kulla, “koka” e bandës më të rrezikshme në Tiranën e ’97-s

Lajme, Të fundit



Kreu i një prej bandave më të rrezikshme të vitit 1997, Nehat Kulla, i njohur ndryshe me nofkën “gjenerali”, ka fituar sot lirinë pas shlyerjes së dënimit me 20 vite burg (pas përftimit të uljes së dënimit me 5 vjet) vrasjes me paramendim të Halim Gjuzit, ish-shoferit të ish-zv/ministrit të Arsimit, Halit Shamata. Mbi Kullën rëndonte edhe akuza për armëmbajtje pa leje.

Kulla njihej si kryetari i një bande kriminale që vepronte në Tufinë të Tiranës dhe që u krijua gjatë harkut kohor njëvjeçar 1997-1998. Kulla mbajti të pacënuar repartin e “Xhenios” së bashku me familjarë, miq e të afërm.

“Gjenerali” dhe të ashtuquajturit “ushtarë” të tij, e mbajtën nën kontroll repartin për njëfarë kohe. Kulla, gjatë ’97-s, arriti të krijojë një komisariat të mirëfilltë Policie, ku garantonte sigurinë e banorëve të Kinostudios dhe të Tufinës, duke mos lejuar depërtimin e bandave të tjera në territorin e ndikimit të tij.

Banda e Kullës kreu shumë vrasje dhe krime të tjera përgjatë intervalit 1997-1998. Kulla u vetëquajt “gjeneral”pasi në vitin 1997 grabiti një kamionçinë ushtarake tip “Chevrolet” me targa ushtrie dhe sinjale policie, duke mbajtur veshur uniformë ushtarake.

Asokohe, Kulla ishte i vetmi që zotëronte një mjet të atillë në vend dhe shoqërohej gjithnjë nga një eskortë e armatosur me automatikë.



6 Comments

  1. Nehat kulla gjenerali
    Ma I forti nvend
    Dhe politikanet ja kan friken
    Vetem mir ka bo gjenerali
    Edhe kto qe ka kput ju ka krujt me njeriun e gabuar
    Nehat kullen. Lul berishen. Dhe emiljano shullazin i rujt zoti modh.
    Kto jan gangsterra tvertet
    Respekte gjeneral nga nju jorku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *