• |
ide | kryesore

Lë qelinë “koka” e bandës më të rrezikshme të ’97-s, “gjenerali” Nehat Kulla

Lajme, Të fundit



Një prej krerëve të bandave më të rrezikshme në Shqipëri, Nehat Kulla, ka përfunduar dënimin dhe pritet të lërë qelinë pasditen e sotme.

Kulla, i njohur ndryshe me nofkën “gjenerali”, u dënua me 20 vjet burg për vrasjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish-shoferi i ish-zv.ministrit të Arsimit, Halit Shamati.

Banda e “gjeneralit” ka ushtruar veprimtarinë kriminale në vitet 1997-1998, në zonën e Tufinës në Tiranë.

Gjatë vitit famëkeq 1997, Kulla arriti të krijojë një komisariat të mirëfilltë Policie, ku garantonte sigurinë e banorëve të Kinostudios dhe të Tufinës, duke mos lejuar depërtimin e bandave të tjera në territorin e ndikimit të tij.

Banda e Kullës kreu shumë vrasje dhe krime të tjera përgjatë harkur njëvjeçar 1997-1998.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *