• |
ide | kryesore

Meta refuzoi emërimin e tij në krye të Akademisë së Shkencave, Gjinushi: S’dorëhiqem

Lajme, Të fundit



Ish-kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Skënder Gjinushi, e ka cilësuar absolutisht të pavlefshëm vendimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të refuzuar emërimin e tij në krye të Akademisë së Shkencave.

Në një intervistë të dhënë për televizionin “Top Channel”, Gjinushi është shprehur se Meta nuk ka asnjë referencë ligjore përmes të cilës mund të legjitimojë refuzimin e emërimit. “Rezultati i zgjedhjeve është bërë publikisht i njohur dhe zyrtarisht dhe ligjërisht. Dhe është një rezultat i pa cënuar dhe i paprekur nga askush. Presidenti i Republikës nuk mund ta zhbëjë procesin zgjedhor të zhvilluar pranë këtyre institucioneve autonome. Kështu që dekreti është haptas nul, haptas një vendim absolutisht i pavlefshëm, sepse nuk ka asnjë referencë në ligjin e Akademisë së Shkencave, ku thuhet se mund të refuzohet emërimi”, ka thënë Gjinushi.

I pyetur nëse do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Akademisë së Shkencave pas refuzimit të Metës, Gjinushi është përgjigjur duke nënkuptuar se zbatimi i vendimit të presidentit, do të përbënte cënim të shtetit të së drejtës. “Këtu nuk ka rëndësi a ia bëri mirë Meta-Gjinushit, apo Gjinushi s’iu bind Metës, e kështu me radhë. Duhen kuptuar kush janë pasojat juridike, kush janë pasojat në cenimin e Shtetit të së Drejtës. Duhen kuptuar kush janë pasojat që vijnë nga një precedent i tillë.

Të premten, presidenti Meta refuzoi emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave, i zgjedhur në këtë detyrë më datë 24 maj të këtij viti. Meta mbërriti në përfundimin se “procesi zgjedhor i zhvilluar në datën 24.05.2019 në Akademinë e Shkencave, për zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë së Shkencave, paraqet problematikë të theksuar ligjore”.

Në deklaratën e Metës theksohet se procesi i kandidimit dhe ai zgjedhor i zhvilluar dhe i përfunduar në datën 24.05.2019 për zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, paraqet shkelje të parashikimeve të ligjit nr.9655, datë 11.12.2006 “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”.

Ky dekret i shkon Akademisë e së Shkencave që duhet të mbajë zgjedhje të reja për përcaktimin e drejtuesit të saj.

 



8 Comments

  1. Akoma do meremi me ty moj kerm e komunizmit, po kaq te poshter jeni ju moj rrace kurvi po pse o vetem gjyshi babi xhaxhai yt i ka ber ajo kurva e Vlores per te qeverisur moj prostituta njerz, po nuku ka vendi yne djem me te mire se ju ore, tutje rrac e ndyre tutje

    1. po ketyre u ka pjelle mushka qe ne kohe te xhaxhit e u vashdon tu pjelle ende..prandaj kemi ngele mbrapa se ketyre legeneve politikane tane po su ra damllaja nuk dine te terhiqen e te gezojn pensionin e familjen e tyre

  2. Ne momentin qe hap televizorin cdo njeri hyn me dashje ne lojen e ketyre felliqsirave. Dhe keta lulezojne se mileti meret me ta.

  3. Nje nul qe konsideron nul nje vendim te kreut te shtetit. Do bejme shtet tha Rammuti dhe ja efetet e shtetit. Del nje fekale komuniste e ricikluar qe ka 30 vite qe nuk ka lidhje me shkencen dhe proneson akademine e shkencave3 sikurse te ishte partia kurver socialdemokrate qe e perdori dhe e shiti sikur ta kishte apartamentin e vet. Ky popull duhet ti tregoje vendin te tilla qelbesirave si denkari apo skenderpalla plakaruq komunist qe me lepirje palle ndaj skenderbeut vihen ne poste drejtuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *