• |
ide | kryesore

Mihajlovic shpërthen në lot: “Kam leucemi, do fitoj mbi sëmundjen”

Sport

Bota e futbollit është tronditur: Sinisa Mihajlovic ka lajmruar se vuan nga leucemia akute. Trajneri i Bologna, gati në lot para gazetarëve, ka dëshmuar se është i fortë: “Do të përballem me sëmundjen me kokën lart dhe jam i sigurtë se do ta mund. Do të luaj si kam bërë gjithnjë, për të fituar. Ishte një goditje e fortë, por jam gati”.

Sinisa Mihajlovic nuk ka hezituar të shpjegojë situatën në të cilën ndodhet: “I kam kërkuar privatësi të gjithëve, sepse doja të isha i pari të jepja lajmin. Kam bërë disa kontrolle e zbuluam anomalitë: po ju them gjithcka për të qenë të qartë. Nuk u nisa në grumbullim sepse kisha temperaturë e duhet të bindja edhe gruan. Në testet e tjera zbulova që kam leucemi. Ishte goditje e fortë, qendrova dy ditë i mbyllur në dhomë duke qarë. Këtë sfidë do ta fitoj për veten, për gruan time, për familjen e të gjithë ata që më duan. Tani do të përballoj këtë sfidë me qetësi e kurajë. Dua të falenderoj Bologna, nga presidenti tek magazinieri: i kam thënë lojtarëve se këtë sfidë do ta fitoj, por kam nevojë për ndihmë. Kam qarë shumë për mesazhet, por nuk duhet ti vijë keq askujt: nuk jam për të ardhur keq. Në 28 shkurt bëra testet dhe ishte cdo gjë normal, deri në maj jam stërvitur. Nuk kisha asnjë simptomë. Nëse nuk do të bënim kontrolle të tjera nuk do ta kishim kuptuar. Tani është shpresa që e zbuluam në kohë. Rrini të qetë se edhe këtë do ta fitoj si kam bërë gjithnjë. Në jetë askush nuk më ka falur asgjë”.


Në krah të teknikut ka qenë Walter Sabatini, që i ka shprehur gjithë mbështetjen e duhur serbit: “Teniku ka patur kurajën për të folur për situatën shëndetësore. Ne i jemi pranë, e gjithë shoqëria është me të. Èshtë udhëheqësi ynë e ne e duam shumë: do ta mundë sëmundjen. Ne do vazhdojmë me të, trajneri i Bologna do të jetë Sinisa. Nuk është cështje humanitare, por teknike: është më i miri edhe jo në 100%”. E ndërkohë, mbështetjen serbi e ka marrë edhe nga tifozët. “Sinisa mos u dorëzo, Bologna është me ty”. Është ky teksti i një pankarte të vendosur nga tifozët kuqeblu, drejtuar Sinisa Mihajlovic, jashtë qendrës sportive të Bologna në Casteldebole.

2 Comments

  1. Pozonte ngadhnjimtar me simbolin paramilitar serb te 3 gishtave!
    Do fitosh, do fitosh…… mbetje bizantine!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu