• |
ide | kryesore

Pas Gjinushit, reagon Akademia e Shkencave: Mbledhje të jashtëzakonshme, do t’i kërkojmë Metës…

Lajme, Të fundit

Akademia e Shkencave ka reaguar lidhur me vendimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, për refuzimin e emërimit të ish-kreut të Partisë Socialdemokrate (PSD), Skënder Gjinushit, në krye të institucionit shkencor më të rëndësishëm të vendit.


Në një njoftim për mediat, Akademia e Shkencave njofton se është marrë vendimi për mbajtjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme, me qëllim shqyrtimin e propozimit të Këshillit Ekzekutiv për t’i kërkuar kreut të shtetit rikonsiderimin e emërimit të kryetarit të zgjedhur.


Njoftimi i plotë:

Këshilli Ekzekutiv i ASH u mblodh sot më datë 13 korrik 2019 dhe vendosi që më datë 19 korrik 2019, ditën e premte, në orën 11.00 të bëhet mbledhja e jashtëzakonshme e Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqiperisë me këtë rend dite:

– Njohja me Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11223, datë 11.07.2019, dhe shqyrtimi i propozimit të Këshillit Ekzekutiv drejtuar Asamblesë për të kërkuar rikonsiderimin e emërimit të Kryetarit të zgjedhur nga kjo Asamble.

 

6 Comments

  1. mos harroni te merrni vendimin te quheni Akademia Komuniste e Shkencave. Rrofte shkencetari pa shkence Gjinush kakerdhia

  2. Fakti që këto fosile të kohës së komunizmit që përfaqësojnë akoma sot majat e shkencës e inteligjencës shqiptare, e që “zgjodhën” për kryetar të tyre Gëbelsin e diktaturës enveriste, e bën të ligjshëm jo vetëm dekretin e presidentit për ta shkarkuar ate, por edhe që ky institucion i lartë të shpërndahet e në të të zgjidhen antarë të rij që nuk kanë asnjë lidhje me të kaluarën diktatoriale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu