• |
ide | kryesore

Pianisti i verbër rus performancë në mes të zjarrit (VIDEO)

Stil



Një muzikant rus, i verbër është filmuar duke interpretuar me piano buzë detit dhe mes zjarrit. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale.

Videoja muzikore, e cila u ngarkua të hënën në YouTube, tregon Danila Bolshakov, një interpretues nga Shën Petersburg, duke luajtur “H in New England” të Max Richterit në një plazh në Finlandë.

Ndërkohë që Bolshakov vazhdon të luajë, pjesa prej druri e pianos digjet. Më përfundimin e muzikës edhe instrumenti muzikor digjet. Ndërsa në fund artisti rus çohet nga karrigia e dhe largohet.

“Pianoja ishte planifikuar për asgjësim, dhe ne vendosëm ta përdorim atë për videon. E sollën atë në plazh dhe i vumë zjarrin. Ishte e frikshme dhe e nxehtë”, tha ai për gazetat lokale.

https://www.youtube.com/watch?v=J3cg4tFLm7A



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *