• |
ide | kryesore

Rritja e çmimit të naftës, të hënën fiken makinat në shenjë proteste

Lajme, Të fundit



Projektligji për të rritur me 20 lekë çmimin e naftës nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët, të cilët kanë vendosur të mobilizohen mes tyre për të zhvilluar ditën e hënë një protestë simbolike.

Në rrjetet sociale është përhapur në formë virale thirrja që ditën e hënë duke filluar nga mesdita e deri në orën 15:00, të gjithë drejtuesit e automjetëve të ndalen në rrugë, rrethrrotullime dhe kryqëzime, në shenjë proteste ndaj taksës së re të qeverisë dhe  për të kërkuar uljen e çmimit të naftës.

Ditë e hënë, datë 15 korrik, të gjithë drejtuesit e automjeteve të fikin automjetet e tyre në rrugë, rrethrrotullime dhe kryqëzime prej orës 12:00-15:00 në shenjë proteste për të kërkuar  uljen e çmimit të naftës, minimumi në 150 të reja lekë për litër”, lexohet në posterin e publikuar në rrjetet sociale.

Më herët këtë javë, ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj, hodhi poshtë zërat për rritjen e çmimit të karburantit, ndërsa ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, reagoi duke e quajtur këtë deklaratë një mashtrim. Në një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, Shehaj publikoi një dokument me ligjin për taksën e re, që sipas tij vërteton të kundërtën e deklaratës së ministres Denaj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



11 Comments

  1. O cu kenaqem…! 😀

    Ripjerdhja as nuk pjerdh per njeri! Do vetem te mbush arken, se ka EMPTY! Grykesia me financat nuk ka te sosur. Kurioz ta di, a do ti ngrefet kesaj here popullit tone pellazg (trim dhe paqedashes)?!

  2. Ky nuk eshte Kapotalizem.

    Kompania qe ju Dhurua Rruga e Kombit, nga Qelbesira. ka nje model ekonomik te Kompanise Rentjere.

    Zgjohet ne mengjes dhe mbledh parate e Shqiptareve, pa bere asnje sherbim.

    Edhe ky maskarallek me naften eshte Biznes Rentjer.

    Shteti do ti jape Privatit, qe ka shume mundesi te jete Oligark Nafte, nje shume fikse, te mbleshur me DHUNE, NE FORME TAKSE, NBA Shqiptaret.

    O MONSTER.

    O KRYEMINISTER

    Po shirritin e Derrit ke o Qelbesire.

    Vetem koncesione she Kontrata Poshteruese Donte besh.

    Po mire more, taksapaguesit do ushqejne 99% te biznesit Oligark.

    Ca Kapitalizem eshte ky?, ku Oligarku ka Klient Keyesor Shtetin??

    O monster.

    Boll na fute ne borxh me Oligarke.

  3. Ne kapitalizmin Shqiptar, Shteti, kontribon ne 60% te GDP

    Duke marre borxh, dhe rrjepur taksapaguesit duke I futur ne Kontrate me Oligarke, dhe sherben si klient per Oligarke.

    Dmth nje Genjeshter e Madhe, Nuk konkurohet ne treg. por preferohet te behet Biznes, me Qelbesiren., pra Klientin e madh, eshte Qeveria/Rilindasi I pangopur, qe NUK e ka per Turp, te fute Shqiptaret ne menyre Antikushtetuese ne kontrata me Oligarke., per vote me rradhe, apo te rrime Borxhin Publik, dhe te ushqeje Oligarket, per pune dhe kontrata te stisura.

    KJO QEVERI DHE KY SHTET, eshte nje Welfare per Oligarkine. NUK eshte Kapitalizem.

  4. Rritja e çmimit të naftës është një veprim që prek interesat e gjithë popullit shqiptar, të djathtë apo të majtë, të qytetarëve e të fshatarëve fermerë.
    Një bllokim i gjithë komunikacionit në rrugët nacionale, qoftë edhe për tre orë duke i ndaluar makinat në rrugë, nëse do të arrihej të bëhej në gjithë vendin, do të ishte një sinjal i fortë për këtë qeveri që të ndërpriste marrëzitë e saj, pasi duket se vetëm me protesta paqësore dy tre orëshe në rrugët e qyteteve të qindra mijë shqiptarëve, Rama as që do tja dijë.
    Rrugët janë arteriet e qarkullimit të gjakut për një shtet.
    Paralizimi qoftë edhe për disa orë i këtyre arterieve, nëse Ramës i ka ngelur qoftë edhe një fije gjykimi normal, do ta çojë qeverisjen e tij drejtë dorheqjes.

  5. Me pak fjale i duhen edhe nje dore e mire lekesh kastratit dhe besos….. prej hundesh do ti dalin dhe karin do Martin, meqe ridhjerja e ka si simbol komunikimi

  6. Duhet e gjith Tirana 24 ore te protestojm dhe te bllokojm te gjitha rruget qe mos te shkoj as ne zyr as ne shtepi ky gomari gerdall plak km bile duhet te protestojm deri ne nje jave qe ta mari vesh drogmeni se jemi popull qe s na ngreft per hundesh ti o Skender buci i Elisa Semaforit

  7. Kastratit bundres duhet ta kete varrin kur ti vij sahati te paguaj 1000 ha. A do tja nxere te gjitha thua? Nuk besoj. Po duhet po kaq vend per secilin prej ketyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *