• |
ide | kryesore

Sëmundja misterioze “pushton” Mihajlovic: futbolli në ankth për serbin

Sport



Bota e futbollit është tronditur nga lajmi i keq për problenet shëndetësore të Sinisa Mihajlovic. Sipas Corriere dello Sport, tekniku i Bologna, është detyruar të ndalojë aktivitetin për shkak të problemeve shëndetësore. Serbi do të sqarojë gjithcka në një konferencë për shtyp pasdite në 16.30, por ajo që është e sigurtë është se për pak kohë nuk mund të stërvisë dhe do ti nënshtrohet një terapie kuruese.

Nuk është dukur alarmante situata të enjten kur Bologna kishte bërë të ditur se Mihajlovic kishte preferuar të mos udhëtonte me skuadrën për shkak të temperaturës së lartë. Por pastaj, lajmet e këqija pasuan njëra tjetrën: fillimisht Sinisa u bashkua me skuadrën në grumbullim me 24 orë vonesë, pastaj u detyrua të ndalet sërisht për disa kontrolle në klinikë.

Nuk është ende e qartë se për cfarë tipi problemi bëhet fjalë, as për sa kohë Mihajlovic duhet të qendrojë larg fushave, as si Bologna do ta përballojë këtë situatë. Mihajlovic, pavarësisht gjithckaje do ti japë vetë përgjigje situatës. Në fund të fundit ka qenë gjithnjë një luftëtar e nuk do të reshtë tani. Në sezonin e fundit e ka cuar një skuadër në krizë, drejt shpëtimit të parakohshëm, duke e transformuar në shpirt e në formë. Tani do të jetë skuadra që duhet të ndihmojë atë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *