• |
ide | kryesore

Sherr për pronën, 62-vjeçari godet me sëpatë fqinjin

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vorë, ku një 62-vjeçar ka goditur me sëpatë fqinjin e tij, duke i shkaktuar për pasojë plagë të rënda.

Sipas njoftimit të Pol0icisë, 62-vjeçari është konfliktuar me fqinjin për shkaqe pronësie dhe në gjendje të rënduar psikologjike, ka marrë sëpatën dhe e ka sulmuar.

I plagosuri është dërguar menjëherë në Spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa agresori është vënë në pranga.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme mbi veprën penale  “Plagosja e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *