• |
ide | kryesore

Shoqëroi nipin e ish-ministrit, polici largohet pas 17 vitesh në detyrë për të punuar si shofer bulmeti

Lajme, Të fundit



“I ndershëm në Shqipëri”, kështu e ka titulluar gazetarja Anila Hoxha shkrimin ku pasqyrohen realitete të dhimbshme me të cilat përballen çdo ditë shumë punonjës policie në Shqipëri. Shkrimi i cili është kthyer në ‘viral’ në mediat online dhe rrjetet sociale tregon edhe historinë e një ish-polici të quajtur Artan A.

17 vite në radhët e policisë nuk ishin asgjë përpara nipit të dehur të një ish-ministri shqiptar. Gazetarja Hoxha tregon se si shoqërimi i këtij personi të dehur i kushtoi karrierën dhe të gjithë sakrificat që Artani ka kaluar me uniformën blu.

“Ky ish polici polic quhet Artan A. Punoi 17 vjet në radhët e policisë së fundmi ishte tek Shqiponjat në Tiranë. Iku prej andej sepse në ndërhyrjen e fundit shoqëroi nipin e dehur të një ish ministri, i cili i hëngri kokën”, shkruan gazetarja në reagimin e saj.

“Ditën që ndodhi kjo, ne i kërkuam shtetasit dokumentat, ai tha do ua bëj siç ua bënë policëve në Elbasan. U nxeha kërkova përforcime dhe e përcolla në komisariat. Qytetari nuk firmosi asnjë pretendim për dhunë, dhe më pas ai u lirua. Por pesë ditë më vonë ai dorëzoi një akt ekspertizë me shenja nga prangat në duar, kjo u pa si dhunë dhe sjellje e pahijshme dhe aktualisht jam nën hetim “. Artan A. e bën këtë rrëfim me fund të shpirtit jo sepse dëshiron të kthehet më në polici, por sepse ndihet i pavlerësuar, i hedhur poshtë, i tradhtuar nga eprorët, i pambrojtur, ndonëse ishte një shërbëtor i verbër i shtetit të tij. ”Sepse jam i pafajshëm dhe sepse kam bërë armiq në emër te shtetit tim, i cili me ktheu kurrizin!” .

“Jetoj me qira dhe muajt e parë ishin të vështirë, sepse kur je polic që e do policinë, të ngjan sikur të kanë shkulur zemrën “ thotë Artani. Ai punon shofer dhe shpërndan produkte bulmeti dhe unë u njoha me të në një dyqan, shkruan Hoxha.

Ai më tha, vijon gazetarja, se policin nuk e duan , “isha nga ata që edhe po të vritesha për vendin tim, s’do më vinte keq për jetën, por për familjen” ./ TCH

 



13 Comments

  1. Po kjo kuva cka tani we filloi te shaje rilindjen. E qelbur, apo ju orishe. Interesat. Na ka care bythen duke bere propagande e lavdruar Kryekarjstin Edvin Erdogan Kristaq Mut Ramen dhe ripjellen neo komuniste ???????????

  2. Po kjo kuva cka tani we filloi te shaje rilindjen. E qelbur, apo ju orishe. Interesat. Na ka care bythen duke bere propagande e lavdruar Kryekarjstin Edvin Erdogan Kristaq Mut Ramen dhe ripjellen neo komuniste ?????????????

  3. Po kjo kuva cka tani we filloi te shaje rilindjen. E qelbur, apo ju orishe. Interesat. Na ka care bythen duke bere propagande e lavdruar Kryekarjstin Edvin Erdogan Kristaq Mut Ramen dhe ripjellen neo komuniste ?????????????.

  4. Mos do dhe adresen, qe t’ja mbyllesh gojen per fare?
    Sa e kane pesuar si ky! Njerez qe rastesisht kane kapur ndonje ndertim pa leje te fortesh, apo kane vene gjoba aty ku nuk duhet.
    Gjithsesi, persa kohe pastrohen rruget nga hallexhinjte qe shesin misra, nuk e vrasim mendjen. Se duhet me bo icik shtet, apo jo o rilindas bio si bostani?

  5. Policet e Edvin Gerdall Plakut te cilet te gjthe jan ne roje dhe sherbim te ketij plere qe te gjoret pak po i sherbyen popullit ai i pushon nga puna, Gerdalla mendon se shteti esht komplet i veti.Kesi mentaliteti ka ky bajge derri??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *