• |
ide | kryesore

“Zvogëlova gjoksin për të luajtur tenis”: Halep, ylli i Wimbledon që la Serena Willamas pa rekord

F1, Sport

Nga Deti i Zi në medaljen e artë në Wimbledon, është ky rrugëtimi profesional, njerëzor e social përshkruar nga Simona Halep, mbretëresha e re e Wimbledon. Një rrugëtim i gjatë, nisur në Costanza ku prindërit e Simonës drejtonin një fermë të vogël që prodhonte djath e qumësht. Por vogëlushja rumune preferonte raketën e tenisit, e frymëzuar nga i vëllai i madh që luante këtë sport. Në fushë shfaq grintë, talent e inteligjencë, mjaftueshëm për ti lejuar të fitojë në 2008 Trofeun Bonfiglio e Roland Garros junior.

12 muaj më pas, gjithnjë në Paris, debuton si pro në një Slam, duke humbur në raundin e dytë. Në shtator 2009 bindet ti nënshtrohet një ndërhyrje të kirurgjisë plastike reduktuese, sepse e gjykoi përmasat e gjoksit të saj jo të përshtatshme për aktivitetin e tenisit. “Ishte sakrifica më e madhe që kam bërë për të arritur objektivin që kisha fiksuar që fëmijë. Jam e bindur që nuk mund të bëhesha teniste e mirë me gjoksin aq të madh”.

Kalojnë 12 muaj të tjerë e në 2010 debutoi në turneun kryesor të Parisit, duke humbur në debutim kundër Samantha Stosur, që shkoi deri në finale. Në 2013 fitoi në Nuremburg titullin e parë Wta në karrierë e në 2014 luajti finalen e parë Slam në Paris, duke humbur me Maria Sharapova. Në 2017 i shkoi keq edhe finalja e dytë Slam, që e humbi si favorite, gjithnjë në Paris, kundër Jelena Ostapenko. Eshtë një goditje e rëndë, por rezultatet në total janë kaq të mira sa në 9 tetor kalon Garbine Muguzura në klasifikimin botëror duke u bërë numri 1 në botë. Në janar 2018 është favoritja numër 1 për triumfin në Australia Open. Arriti finalen por u mund nga Caroline Wozniacki.

Malkimi vazhdoi edhe në Paris 2018: “Të gjithë finalet e humbura në të shkuarën më kanë ndihmuar të fitoj më pas. Ndihem tmerrësisht keq kur duhet të luaj një finale Slam”. E tani fitorja më e rëndësishme në jetën e një teniste: Simona shtrëngoi në duar pjatën e rezervuar ekskluzivisht për fituesen e Wimbledon. “Ishte ëndërra ime të bëhesha antare e këtij klubi fantastik. Të jem e sinqertë, nga fillimi i turneut nuk mendoja se mund të luaja kaq mirë në bar. Ndeshje pas ndeshje mora besim se mund të fitoja. Të realizoja ëndërrën”. Ëndërr që në fakt e la Serena Williams pa thyer rekordin e 24 turneve të mëdha në karrierë, që i mbetet australianes Margaret Court Smith.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu