• |
ide | kryesore

Basha me delegacionin Amerikano-Hebre: Do vazhdojmë betejën…

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha, pas takimit zhvilluar me delegacionin amerikano-hebre në Tiranë, thotë se në vend të dorëzimit para modelit të dështuar të despotizmit, Partia Demokratike së bashku me miqtë dhe me qytetarët shqiptarë  do të vazhdojë betejën deri në fund, me qëllim ruajtjen e demokracisë dhe konsolidimin e saj.

Sipas kryedemokratit, beteja e opozitës do të triumfojë dhe parimet demokratike do instalohen në Shqipëri vetëm atëherë kur të përmbushet kushti që shqiptarët të kenë mundësi për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Postimi i Bashës:

Ne vend të dorëzimit para modelit të dështuar të despotizmit lindor, ne do të vazhdojmë betejën tonë deri në triumfin e vlerave të përbashkëta perëndimore të lirisë, demokracisë dhe mundësive për çdo shqiptar”.

Takim i përzemërt dhe shumë miqësor me delegacionin e Komitetit Amerikano- Hebraik ACJ, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, z. David Harris.

I shpreha z. Harris mirënjohjen për mbështetjen e çmuar ndër vite të Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe liritë civile dhe politike të qytetarëve shqiptarë si dhe domosdoshmërinë për ta vazhduar betejën në këtë orë të errët në Shqipëri, për vlerat dhe parimet themelore të zgjedhjeve të lira, barazisë para ligjit dhe ndarjes dhe kontrollit të pushteteve.

I sigurova miqtë amerikanë se në vend të heshtjes apo dorëzimit para modelit të dështuar të despotizmit lindor, korrupsionit dhe shkatërrimit të lirisë dhe demokracisë, ne do të vazhdojmë pa kompromis me standartet europiane dhe amerikane, betejën tonë deri në triumfin e vlerave të përbashkëta perëndimore të lirisë, demokracisë dhe mundësive për çdo shqiptar.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me delegacionin amerikano-hebre në Tiranë. Lideri i demokratëve thotë se  në vend të dorëzimit para modelit të dështuar të despotizmit, Partia Demokratike së bashku me miqtë dhe me qytetarët shqiptarë  do të vazhdojë betejën deri në fund, me qëllim ruajtjen e demokracisë dhe konsolidimit të saj.



6 Comments

  1. Takimet e para dy diteve lulu po I nxjerr sot,vete lulu eshte ne hollande,pastaj mereni me te tjeret,bravo lapsi

  2. Ty kur nuk te pelqen opozita vazhdo me ato kurvat e Ripjerdhjes se e nxoren ne drite kete vend, vazhdo me Elisa Skenderbucen se ato po e ngren vendin ne puset me te thella??

  3. Shume domethenes ky delegacion. Per cfare erdhen??!!!! Apo per te fol ne gjuhe te huaj. Cifutet kane bujqesi te zhvilluar shume. Duket si shkembim eksperience. A po?

  4. Trego lulu cfare te thane amerikano-cifutet,te thane rri urte se kemi hallin e muxhahedineve,per kete kemi ardhe nga amerika,ti hale meja mos mbro lulune kot,lulu sot eshte ne hollande,ti si kar qe je kujton se ka pas takim,keshtu eshte kur e han sapunin per djath dele

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *