• |
ide | kryesore

Adrola Dushi: Dua të kem shumë fëmijë në të ardhmen

Paparazzi, Slider



Shumë gjëra nuk dihen për jetën personale të Adrola Dushit, përveçse ka një marrëdhënie shumë të madhe dashurie me të birin, Troin, që meqë ra fjala ndoshta në të ardhmen do të ketë një karrierë në modeling më të suksseshme se mami. Në një intervistë të fundit për “Prive”, modelja shqiptare ka zbuluar 10 gjërat që publiku me siguri nuk i di për të dhe ndër to ishte dhe ajo që Adrola e quajti “ëndrra e saj më e madhe”.

“E kam ëndërr që një ditë kur të jem stabilizuar, se tani nuk jam më e stabilizuar në jetën time, të kem sa më shumë fëmijë, një skuadër futbolli, 10 fëmijë dua të kem dhe shpresoj shumë t’i kem, dasht Zoti.”- u shpreh ajo. E gjithë kjo dëshirë vjen për shkak të marrëdhënies shumë të bukur me të birin, Troin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *