• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Tiranë – Vorë, humb jetën një pasagjere

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Vorë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën  një pasagjere.

Mësohet se personi i cili ka humbur jetën është pasagjerja që ndodhej në mjetin e aksidentuar ndërkohë drejtuesi i tij ndodhet në gjendje të rënë për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak 

Në rrugën dytesore Vorë-Tiranë një furgon që shërbente për transport mallrash me drejtues shtetasin  A.K.,rreth 28 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga  duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja e mjetit e cila prej dëmtimeve të rënda të shkaktuara nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor në gjëndje kritike për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *