• |
ide | kryesore

Ekstradohet nga Belgjika shkodrani i shumëkërkuar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Interpol Tirana esktradoi nga Belgjika drejt Shqipërisë një 41-vjeçar, i cili nëntë vite më parë u dënua në mungesë me 6 vite burg për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”. Bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar si Alket Preka,  41 vjeç, banues  në Shkodër.

Njoftimi: 

Nga Specialistët e Interpol Tirana  u krye ekstradimi nga Brukseli/Belgjikë drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar: Alket Preka,  41 vjeç, banues  në Shkodër.

Ky shtetas  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 2010 e ka dënuar me 6 vjet burg për  veprën penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake” .

Shtetasi Alket Preka në aksin rrugor Zogaj – Shirok, ka vjedhur nën kërcënimin e armës  një automjet dhe e ka çuar në Shkodër. Nga veprimet e Policisë është gjetur automjeti dhe brenda automjetit edhe një armë zjarri. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukseli/Belgjikë, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.



2 Comments

  1. Kurr mos dalshin cubat plaçkites,fara me e poshter. Nuk duhet te ket denim me pak se 20 vjet per plaçkaxhit

  2. Nje tufe me debila ne aeroport a thu se ca kane kap. Fare e keqe. Ju e keni shqiprine plot. Nga tahir e nga xhaf& co. Policia ” punon” . Si blete puntore. Nate e dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *