• |
ide | kryesore

Euro 2016 e pa si tifoz, tani është mbrojtësi më i shtrenjtë i historisë: “Maguire tek Manchester United për 89 milionë”!

Sport



Harry Maguire mund të mos ketë luajtur kurrë në Champions, por do të futet në histori si mbrojtësi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave. Sipas The Sun, tabloidi britanik gjithnjë i mirëinofmruar në cështjet e merkatos, Manchester United ka mbyllur tratativën me Leicester e do të paguajë 80 milionë stërlina (60 plus 20 bonus), dicka më shumë se 89 milionë euro për mbrojtësin qendror të kombëtares angleze. Në mëngjes u përhapën zërat për një lamtumirë të sigurtë të lojtarit, që i kishte komunikuar vendimin e tij klubit, ndërsa nuk vonoi shumë bomba e merkatos: “Nesër vizitat mjekësore”, shkruhet në versionin on line të The Sun.

United ka mundur kështu konkurencën e “kushërinjve” të City e nëse shifrat konfirmohen, Maguire do të kalonte rekordin e vendosur nga Virgil van Dijk, mbrojtësi hollandez që në janar 2018 kaloi nga Southampton tek Liverpool për 75 milionë stërlina, rreth 85 milionë euro. Edhe atëherë pati shumë dyshime, por investimi në fund rezultoi i suksesshëm, duke konsideruar përmirësimin e mbrojtjes së Reds, që jo rastësisht fitoi Champions League.

Sigurisht, Maguire është 26 vjec dhe ka qendruar për shumë kohë jashtë futbollit të madh: u zbulua në 2018 në Botëror duke i marrë vendin si titullar Cahill e përalla e tij bëri xhiron e botës sepse dy vjet më parë, në Europian, shkoi si tifoz bashkë me disa miq. Tani është duke shkruar historinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *