• |
ide | kryesore

Everton: “Të enjten mund të mos jem tek Gremio”. E kujt është oferta misterioze?

Sport



Ishte golashënuesi i Kupës së Amerikës, turne i sapofituar nga Brazili, por Everton nuk ndaloi aty. Menjëherë pas triumfit me Seleção, Cebolinha (si e thërrasin tifozët) është kthyer tek Gremio ku ka zbritur në fushë dy herë, mes kampionatit e Kupës së Brazilit. Ajo që tifozët e klubit të Porto Alegre nuk e dinin deri sot, është se mund të ishin dy ndeshjet e fundit të idhullimit të tyre me skuadrën e tyre. E ka bërë të ditur vetë Everton pas 2-1 kundër Vasco da Gama. “Kam një ofertë në tavolinë, por nuk mund të them se cili klub. E nuk mund të garantoj që të enjten do të jem ende këtu për të luajtur kundër Bahia”.

Everton ishte objektiv i Milan në këtë merkato. Me Leonardo ende drejt të kuqezinjve, tratativa ishte në fazë të avancuar. Por largimi i Leo, i ndryshoi gjërat. Vështirë se oferta që ka Everton është ende e Milan. Me shumë mundësi, Kupa e Amerikës e luajtur si protagonist absolut, edhe për dëmtimin e Neymar, ka tërhequr pretendentë të rinj. Në Angli flitet për interesin e Arsenal, konfirmuar edhe nga network brazilian Globo Esporte, ndërsa tentativa e Manchester City, sidomos nëse ikën Sane, është e pashmangshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *