• |
ide | kryesore

FOTO/ Fituesi i unazës në NBA në rrezik për jetën: aksidentohet me makinë, trauma në kokë dhe toraks

Sport



Ognjen Kuzmic ka mbetur i plagosur në një aksident automobilistik. Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Crvena Zvezda. 29 vjecari serb, ish-qendra e Real Madrid e Golden State Warriors me të cilët ka fituar titullin e NBA në 2015 ka pësuar plagë të rënda në kokë e toraks. Gjendja e basketbollistit është e rëndë dhe priten njoftime të reja në orët e ardhshme. Informacionet e para flasin për dëme në kafkë dhe gjoks, me mundësinë serioze të dëmeve cerebrale. Kuzmic ishte kthyer kohët e fundit në Serbi pas dy sezoneve me Real Madrid.

Aksidenti rrugor ka ndodhur në Banja Luka. Kuzmic po kthehej nga një ceremoni martesore, kur Porsche i tij është përplasur me një Bmw.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *