• |
ide | kryesore

Gjobë 5 milionë dollarëshe për Facebook

Paparazzi, Slider



Rregullatorët amerikanë kanë miratuar një gjobë rekord prej 5 miliardë dollarësh për “Facebook-un” në lidhje me shkeljen e privatësisë.

Komisioni Federal i Tregtisë po hetonte akuzat, se kompania e konsulencës politike “Cambridge analytica”, ka shfrytëzuar të dhënat e 87 milionë përdoruesve të “Facebook-ut”. Hetimi ka nisur në mars 2018 dhe ishte fokusuar tek fakti, nëse “Facebook” ka shkelur një marrëveshje të 2011, sipas të cilës kërkohej të njoftoheshin qartësisht përdoruesit dhe të jepnin aprovim të shprehur, për të ndarë të dhënat e tyre.

Gjoba prej 5 miliardë dollarësh tani duhet të finalizohet nga divizioni civil i Departamentit të Drejtësisë dhe nëse do të konfirmohet, do të jetë më e madhja që rregullatorët amerikanë kanë vendosur ndonjëherë mbi një kompani teknologjike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *