• |
ide | kryesore

Ish i dashuri i Dua-s e ‘thumbon’ publikisht

Paparazzi, Slider



Pas ndarjes nga Isaac Carew, këngëtarja u pa në shoqërinë e 20-vjeçarit teksa putheshin e përqafoheshin dhe mund të themi me bindje se lidhja e tyre po bëhet serioze, pasi dy motrat e Anwar, Gigi dhe Bella, nisën të ndjekin Dua Lipën në Instagram. Madje, Gigi e shoqëroi të vëllain në njërin prej koncerteve të Duas.

Mirëpo, jo të gjithë janë dakort me lidhjen e re të këngëtares. Shumë prej ndjekësve në rrjete sociale kanë shkruar se Dua shkonte më shumë si çift me Isaac, sesa me Anwar.

Ndërkohë që këngëtarja shijon romancën e re, Isaac ka bërë një postim thumbues në profilin e tij në Twitter dhe të gjithë po mendojnë se e ka me Duan. “Për aq kohë sa e dini (emoji gjarpri). Mendoj se fama dhe paraja janë një faktor i madh.”- shkruan Isaac në postim, pa sqaruar asgjë më tepër për këtë thumb.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *