• |
ide | kryesore

“Jetonte me vajzën time dhe një grua tjetër…”: jeta e shthurur e Ronaldinho

Sport



Mrekulli në fushë, dribling e “magji” jashtë fushës. Ronaldinho nuk resht kurrë së befasuari. Pavarësisht se ka reshtur së luajturi futboll prej kohësh, braziliani kthhet në vëmendje jo vetëm për spektaklin në ndeshjet e bamirësisë apo problemet me taksat, por edhe jetën private.

Sipas asaj që bën të ditur Mirror, për brazilianin zbulohet një prapasakenë që i përket intimitetit të ish-fantazistit të Barcellona e Selecaos. Rrëfimin e ka bërë e ëma e ish-shoqes së Ronaldinho, që ka treguar se numri 10 i Brazilit jetonte me dy femra: Priscilla Coelho e Beatriz Sousa.

Gratë kanë jetuar me Ronaldinho në të njëjtën banesë në Rio de Janeiro e, si tregon e ëma e Priscilla, Maria Aldenice dos Santos, kishin ndarë detyrat dhe kënaqësitë në përditshmëri me ish-futbollistin: “Kishte dy dhoma gjumi, një për Priscilla e tjetrën për Beatriz. Të dyja, të dashuruara, e pranonin këtë situatë. Nuk kanë qendruar kurrë në të njëjtin krevat, një ditë i takonte Priscilla e ditën tjetër Beatriz. I ka dhënë të dyjave të njëjtën sasi parash për të shpenzuar cdo muaj e i ka bërë të njëjtat dhurata”. E ëma e Priscilla, ndër të tjera, ka pranuar edhe se braziliani kishte si qëllim të martohej, zyrtarisht me të dyja vajzat, por pastaj e bija e mërzitur nga situata, refuzoi dhe u largua nga Rio de Janeiro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *