• |
ide | kryesore

Lejuan parakalimin për Pogba për një motiv: Juventus studion planin për Isco

Sport



Nuk është vetëm cështja De Ligt në vëmendjen e Juventus. Sipas asaj që bën të ditur Mundo Deportivo, bardhezinjtë po planifikojnë një strategji për të marrë nga Real Madrid, fantazistin Isco. Është në fakt një tratativë që duhet studiuar me durim. Një negociatë që mund të shkojë deri në minutën e fundit të merkatos. Vetëm atëherë lëvizjet e merkatos së Blancos ti kenë marrë hapësirën spanjollit, në hierarkitë e Zidane.

Për momentin është një hipotezë, por në Spanjë janë të sigurtë se bardhezinjtë po krijojnë kushtet për të ndërhyrë në kohën e duhur. Për kartonin e lojtarit Real kërkon 80 milionë euro. Shifër që Juventus nuk është e gatshme ta paguajë, por në fund të merkatos dicka mund të ndryshojë. Nëse mbërrin një tjetër lojtar i rëndësishëm në mesfushë (e me këtë kuptohet edhe hapja e krahut të Juventus për Pogba), Blancos mund të vendosin të ulin cmimin, duke i dhënë mundësinë kampionëve të Italisë të finalizojnë goditjen. Juventus e ka vënë Isco në shënjestër e po përgatitsin sulmin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *