• |
ide | kryesore

“Mané ka ofertë nga Madrid, duhet të shkojë…”: presidenti i Senegal tërbon Liverpool

Sport



Të fitosh Champions League nuk mjafton të jesh klubi më i mirë: mendimi i Saee Seck, presidenti i Federatës së Senegal, është shumë i qartë në këtë këndvështrim. Të ngresh lart trofeun kontinental nuk mjafton për të kaluar në një tjetër status … kështu Sadio Mané do të bënte mirë të ndryshonte ambjent! Me Senegalin të impenjuar në Kupën e Afrikës, tashmë në finale, Seck ka zbuluar se mbi lojtarin e të kuqve është Real Madrid.

Presidenti i Federatës së Senegal ka folur për Mirror, duke bërë shumë zhurmë në ishull: “Mané është fenomenal si Salah e Firmino, ka fituar Champions e tani mund të luajë me Blancos. Unë jam tifoz i Barcelonës, por e di se Real Madrid është klubi më i mirë në botë e Mané duhet të mendojë ta pranojë këtë ofertë”. Presidenti Seck ka arsyet e tij për ti dhënë këtë këshillë lojtarit.

Sipas numrit 1 të Federatës së Senegal, karriera e një lojtari është shumë e shkurtër për të thënë ‘jo’ ofertave të këtij lloji: “Ndonjëherë nuk ke shumë alternativa, oferta është aty dhe duhet ta pranosh. Besoj se Zidane i pëlqen si lojtar. Mané ka luajtur për Southamtpon e kur mundi shkoi tek Liverpool. Mendoj se bën mirë tani të pranojë nj sfidë të re në një vend tjetër”. Mané është i preferuar i Zidane që nga sezoni i kaluar, por dorëheqja e tekniku francz nga Real mbyllën tratativën në 2018.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *