• |
ide | kryesore

Mourinho, po mëson gjermanishten e i bën presion Conte: “Inter, duhet të fitojë titullin”

Sport



Me Antonio Conte nuk ka patur kurrë një rport special, ashtu si në fakt Jose Mourinhonuk e ka me pjesën më të madhe të trajnerëve të niveli. Portugezi, i intervistuar nga Gazzetta dello Sport, i përgjigjet kështu pyetjes për një parashikim mbi Serie A: “Inter duhet të fitojë”. E sigurtë? “E sigurtë”. Natyrisht ka nevojë për saktsime të tjera për të kuptuar cili është qëllimi i Special One: të vendosë presion mbi Conte opo të bëjë tifo për të?

Që Mourinho është tifoz zikaltër nuk ka asnjë dyshim, ashtu si janë edhe të njohura batutat e debatet me trajnerin aktual të Inter. Në cdo rast portugezi sheh skuadrën e tij të vjetër në krye të garës për titull, edhe përpara Juventus e Napoli, ashtu si natyrisht Atalanta, Milan e Roma.

Ai do të shohë nga jashtë, si spektator i interesuar. Ose ndoshta nuk do të ketë kohë për ta bërë. Sepse tani që është pa skuadër e ka refuzuar ofertën faraonike nga Kina, por të nesërmes nuk i dihet. Sidomos kur në të njëjtën intervistë, ka pranuar se po studion gjermanishten, duke hapur një spirale drejt Bundesligës, ku natyrisht projekti i vetëm që i shkon për shtat është Bayern Munchen, ku është Niko Kovac… për momentin. “Futbolli më mungon”, thotë Mourinho. E në fakt, edhe ai i mungon pak futbollit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *