• |
ide | kryesore

Nga Bayern Munchen, në shitës në Amazon për të kuruar vajzën e sëmurë: drama e ish-talentit të madh Dale Jennings

Sport



Ajo e Dale Jennings është në dukje një histori si shumë të tjera: një djalosh që nuk arrin të cajë në futboll. Me një të vecantë: ai ia kishte dalë, por u sabotua. Në 2011, në moshën 18 vjecare, konsiderohej një nga talentet më të mëdhenj të futbollit anglez. Bayern Munchen, për ta patur, pagòi 2,3 milionë tek Tranmere Rovers. Vetëm se në moshën 26 vjecare Jennings punon si kontrollor cilësie tek Land Rover e luan në serinë e nëntë angleze: “Shpresoj të arrijë në Premier League – ka thënë Dale për Daily Mail –, në futboll asgjë nuk është e pamundur. Sa keq që kur arrita në Mynih nuk u tregova profesional sa duhej. Nuk e mora transferimin seriozisht”.

Në Gjermani, Jennings nuk u përshtat kurrë: nuk kërkoi asnjëherë të mësonte gjuhën dhe hante ushqime të gatshme, jo ideale për një sportist. “Para se të shkoja në Mynih nuk kisha gatuar kurrë, nuk kisha përdorur lavatrice. Isha mësuar ti bënin të tjerët për mua”. Kur u kthye në Angli në 2013, nuk arriti tia dilte as tek Barnsley as tek Dons, në të dy rastet për probleme me peshën: “Të mendosh që të hash gjëra të pashëndetshme nuk është problem, është gabim i madh”. E gabim pas gabimi, në 2016 Jennings e pa veten pa skuadër, deri kur në 2017, diagnostikuan me leucemia të bijën Mila: “Të mësoje se kishte një sëmundje kaq të keqe ishte e tmerrshme, nuk ka gjë më të keqe në botë”. Për të mbledhur para fillova të punoja për Amazon e pastaj si kontrollor cilësie tek Land Rover. Në të njëjtën kohë luan në kategorinë e 9 angleze me Runcorn Toën. “Duhet të justifikoj mbështetjen që më ka dhënë familja në këto vite. Duhet të punoj të jem aty ku teorikisht duhet të isha: në Premier League”. Historia e Jennings mund të ngjajë me shumë të tjera. Por ai nuk ia ka dalë për mungesë talenti, por sepse mendtë i erdhën shumë vonë. Edhe pse ai shpreson ende se mund të rikuperojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *