• |
ide | kryesore

Numri 4, motiv për të fituar Champions dhe klauzolë prej 150 milionë: Juventus të martën prezanton De Ligt

Sport



Maratona e verës 2019 përfundoi: Juventus arriti e para finishin për të rrëmbyer trofeun e dëshiruar. Matthijs De Ligt, kapiteni i Ajax, që ende nuk ka mbushur 20 vjec është tashmë një lojtari i bardhezinjve, që mundën konkurencën e Barcellona e Psg. Akordi mes dy klubeve e lojtarit është mbyllur paraditen e sotme, pas një pune të gjatë, që ka parë protagonist mbi të gjithë agjentin Mino Raiola, ndërmjetës i bisedimeve. Në fund të fundit ishte garanti i një premtimi të bërë nga Ajax vitin e kaluar e që parashikonte një kosto transferimi prej 50 milionë, por që shpërthimi i lojtarit këtë vit bëri që çmimi të rritej, edhe pse më shumë se gjithcka vendosi vullneti i lojtarit: që në fillim i tërhequr nga projekti bardhezi.

De Ligt mund të zbarkojë nesër në mëngjes në Torino për vizitat mjekësore. Shifrat janë mbajtur të fshehta, edhe për lëvizjet e Bursës, por flitet rreth 70 milionë euro plus bonus, përfshirë edhe klauzolën që nuk u mohua asnjëherë, prej 150 milionë euro. Lojtarin me fanellën bardhezi e pret numri 4, atë që ka mbajtur edhe tek Ajax dhe që është i lirë në Torino, pas largimit të Mehdi Benatia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *