• |
ide | kryesore

Pëson defekt trageti i linjës Sarandë – Korfuz, mbetet në mes të detit

Lajme, Të fundit



Anija “Saranda Express” me flamur shqiptar, e cila bën linjën e Korfuzit në orën 16:45 ka pësuar defekt në sistemin e drejtimit dhe ka dhënë sinjalin SOS. Ajo është zhvendosur në afërsi të zonës së Kasiopit, në veri të ishullit te Korfuzit. Pranë anijes “Saranda Express” ka shkuar edhe anija tjeter e linjës Sarande -Korfuz, “REINA 2” për të dhënë ndihmën e saj.

Në anije ndodhen 27 pasagjerë dhe 2 automjete. Kapiteneria e Portit Sarandë ka komunikuar me anijen dhe autoritetet e portit Korfuzit të cilat po dërgojnë rimorkiatorët për ta tërhequr drejt portit të Korfuzit. Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bërë me dije se nuk ka asnjë dëmtim apo problem për pasagjerët në bordin e mjetit lundrues.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *