• |
ide | kryesore

Reperi akuzohet për ngacmim seksual, vajza e tij tenton vetëvrasjen

Paparazzi, Slider



 R. Jelly u arrestua nën akuzën e prodhimit të pornografisë me të mitur, trafikim dhe abuzim seksual. Lajmi për të bëri xhiron në rrjet, dhe e gjithë kjo ka ndikuar negativisht dhe për vajzën e tij 21 vjeçare, Joann Kelly.

Në një episod të “Growing Up Hip Hop Atlanta”, ajo pranoi se ka tentuar të vetëvritet, për shkak të gjithë bullizmit online me të cilin është përballur për shkak të të atit.

“Të përballesh me çdo gjë në media me babain tim nuk është e lehtë. Njerëzit më thonë vazhdimisht “Si ndihesh për skandalet?” S’më plas për skandalet. Unë e kam problemin me babain tim. Më duhet të lija shkollën. Prindërit i thonë fëmijëve të mos dalin me mua. Kam kaluar shumë ditë, netë, duke qarë. Jam e trishtuar dhe kam të drejtë të jem e trishtuar. Njerëzit nuk e kuptojnë sa shumë të dhemb kjo. Nuk kërkova të përfundoja kështu. Po përpiqemi të marrim veten nga shumë gjëra, që nga pika që unë tentova të vetëvritem. Kjo është shumë.”- ka përfunduar Joann.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *