• |
ide | kryesore

Video në Insta dhe deklaratat provokuese të Neymar: “Kujtimi më i bukur, 6-1 me Barcelonën kundër PSG”

Sport, Video



Neymar ëndërron të kthehet tek Barcellona dhe po i provon të gjitha mënyrat, edhe provokimet. Pas operacionit të dy viteve më parë, që e coi tek Psg për 222 milioni, sulmuesi brazilian ka dëshirë të kthehet në Katalonjë e në këto javë zërat për një transferim të tij po bëhen gjithnjë e më insistues: në Spanjë ashtu si edhe në Paris. Për ti fryrë zjarrit kanë shërbyer fjalët e vetë numrit 10, që i intervistuar gjatë një eventi të Red Bull ka pickuar klubin e tij aktual: “Kujtimi im më i bukur? Remuntada kundër Psg. Ndjesinë kur shënuam golin e gjashtë nuk e kam provuar më kurrë. Në dhomat e zhveshjes ishim të gjithë të cmendur nga lumturia”

Fjalë që sigurisht nuk i kanë pëlqyer tifozëve të Psg, e as klubit kryeqytetas, që është nervozuar me lojtarin edhe për mos paraqitjen në ditën e parë të grumbullimit stërvitor të skuadrës. Pas këtyre frazave Neymar është gjithnjë e më larg nga Parisi e shitja e tij duket tashmë dicka e sigurtë. Në Barcelonë po e presin krahë hapur.

NEYMAR, VIDEO MISTERIOZE NË INSTAGRAM
Sulmuesi brazilian, që pranon se ka “rekuperuar gati 100%” nga dëmtimi i pësuar, vetëm tre ditë nga rikthimi i parashikuar në skuadrën e Psg, ka publikuar një video të shkurtër e enigmatike në të cilën duket logo e Barcellona. Në këtë video, më pak se 10 sekonda, publikuar në faqen e tij në Instagram, në story, shihet një foto e Neymar, afër fotos së të atit, me stemën e Barcellona mes fytyrave të tyre.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *