• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Gjirokastër, 8 të plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Kakavijë-Gjirokastër. Ngjarja është shënuar në afërsi të Derviçanit, ndërsa kanë mbetur të plagosur tetë persona.

Mes të plagosurve është edhe një fëmijë rreth 4-5 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Nga të dhënat paraprake, raportohet se në aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa fëmija ka pësuar dëmtime në kokë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *