• |
ide | kryesore

Angelina Jolie dhe Brad Pitt drejt pajtimit

Paparazzi, Slider



Duket sikur tensionet mund të jenë ulur në marrëdhënien e Brad Pitt me Angelina Jolie. Aktori 55-vjeçar do të kalojë verën me fëmijët e tij ndërkohë që ish-partnerja do të merret me xhirime në New Mexico.

Jolie ka kontaktuar me Pitt dhe i ka ofruar atij mundësinë për t’u kujdesur për fëmijët, duke bërë kështu një hap të madh për ish-çiftin dhe fëmijët e tyre. Angelina dhe Brad kanë 6 fëmijë së bashku, Maddox, 17 vjeç, Pax, 15, Zahara, 14, Shiloh, 13, dhe binjakët Vivienne dhe Knox, 10 vjeç.

Kjo dakordësi thuhet se është një pikë kthese për marrëdhënien mes çiftit, i cili ka pasur tepër mosmarrëveshje që kur u nda në vitin 2017.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *