• |
ide | kryesore

Del dokumentari “bombë” në RAI3/ Rruga e re e kokainës Kolumbi – Meksikë – Shqipëri

Kryesore, Lajme



Publikohet një tjetër dokumentar “bombë” i medieve të huaja që hedh dritë mbi rrugët e trafikut të kokainës nga Amerika Latine deri në Europë duke kaluar nga Shqipëria. Bëhet fjalë për dokumentar me 5 seri të RAI 3 të quajtur “Narcotica” i realizuar nga gazetari investigativ Valerio Cataldi dhe që zbulon linjën e re të trafikut të kokainës nga Kolumbia në Meksikë deri në Shqipëri. Seria e parë publikohet në 27 korrik në RAI 3 dhe për momentin është publikuar vetëm një pjesë e shkurtër e tij.

Gazeta “La Repubblica” shkruan se dokumentari na dërgon në qendër shtetit Guerrero, një nga më të varfrit dhe më të trazuarit e Meksikës jugperëndimore, por edhe një qendër për trafikun e madh të kokainës dhe heroinës të destinuar për tregjet amerikane dhe evropiane.

“Narcotica, ka bërë një udhëtim me 5 pjesë që nis në Meksikë, vijon në Kolumbi dhe mbyllet në Shqipëri” – shkruan “La Repubblica”, citon lapsi.al. TG3 dhe RAI3 kanë zgjedhur një orë të vonë për ta transmetuar (23.20) ndoshta për shkak të pamjeve të rënda dhe mënyrës së drejtpërdrejtë të trajtimit të ngjarjeve.

Pjesa e parë është fokusuar në shtetin meksikan se si shteti është i pafuqishëm të luftojë kartelin e drogës “Cartel del Sur”. Aty tregohet se si një grusht burrash që tashmë të lënë në mëshirë të fatit nga shteti janë duke luftuar të vetëm me narkotrafikantët.

“Kjo nuk është hera e parë që banorët vendas vendosin të bashkohen dhe të vetëmbrohen nga masakrat e narkotrafikantëve. Ka ndodhur më herët në Michoacán dhe është pasuar edhe në shtete të tjera. Çështja është se ata bezdisin edhe vetë qeverinë pasi ajo duket e paaftë në sytë e botës. Shteti i akuzon si bashkëpunëtorë, të rrezikshëm politikisht, të përndjekur nga drejtësia dhe në fund shumë prej liderëve të këtyre grupeve janë tërhequr zvarrë në rrugë” – thotë gazetari Valerio Cataldi, citon lapsi.al. Ai rrëfen edhe për fshatrat e Guerrero, të zgjedhura nga “Cartel del Sur” për të kultivuar opium i cili transformohet në heroinë.

Në këtë histori përfshihet më pas edhe organizata mafioze “N’drangheta” e konfirmuar si një nga organizatat kriminale me kontaktet më të mira në Meksikë për trafikun ndërkombëtar të drogës.
Në Kolumbi gazetarët e dokumentarit “Narcotica” kanë shkuar në Catatumbo ku janë laboratorët klandestinë të drogës. Pjesa e fundit e dokumentarit rikthehet në Meksikë dhe më pas në Shqipëri.

Është gazetarja Daniela Rea që shpjegon më së miri realitetin e nisur nga Cataldi në pjesën e parë. “Nuk bëhet fjalë për një luftë ndaj drogës, por një kërkim në vazhdimësi të bashkëpunimit mes shtetit dhe karteleve” – shkruan “La Repubblica”.

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur në Shqipëri është sekuestruar kokainë që vinte nga Kolumbia. Rasti më i bujshëm është ai i kapjes në Durrës së 613 kg kokainë e fshehur në konteinerët e bananeve. Vlen për tu përmendur edhe laboratori i Xibrakës ku përpunohej kokainë e ardhur nga Amerika Latine dhe ku u kapën edhe 2 kolumbianë. ©Përgatiti LAPSI.al



20 Comments

  1. Te gjithe verioret e salihut qe jane ne angli po mundohen te krijojne rruge te reja te kokaines,kokaina e durresit e tregone me mire kete se rai3,lidhjet e kulicit me pronaret e kokaines,laburatori I Hasit me pronare verior me banim ne angli,Trusti I Geshtenjave kerkon rruge te reja tani

      1. Mos u merr me “Salihun” se ne shumicen e rasteve komenton i droguar. Sonte duket qe eshte rende fare. Rilindasit si ky nuk funksionojne dot pa pallen ne bythe dhe drogen ne hunde.

  2. E them me dhimbje se kam njerez atje, por nuk ka rruge tjeter. Italiane na hiqni vizat! Eshte shpresa e fundit qe ky popull te reagoje. Lulkuqja mbi SHQUP eshte nje bythec dhe nuk ben dot beteje. Ose na hiqni vizat, ose behuni trima dhe arrestojeni El Chapon e ballkanit, Edi Ramen. Na keni nje borxhe, se na vute mbi koke diktaturen komuniste. Tani duhet te na shpetoni nga narko-diktatura.

    1. I je afruar deri diku të vërtetave o Endri kur flet për El Chapon e Ballkanit, Edi Ramën.
      Por ama ke rënë viktimë e propogandave të po këtij El Chapo kur flet me të njejtën gjuhë të tij, për “Lulkuqen e SHUP-it”.
      Është edhe meritë e Bashës që shqiptarët fituan të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Shengen.
      Është meritë e tij që Shqipëria u pranua në NATO.
      Është meritë e tij patriotike që më së fundi me Rrugën e kombit, dy pjesët e ndara të kombit tonë, Shqipërisë e Kosovës, u lidhën me këtë rrugë duke përshkuar distancën deri në kufi vetëm për dy orë.
      Në ndryshim nga burracaku Rama që nxirrte përpara huliganë të dhunshëm në protesta, e vetë fshihej mes turmës, “Luli” duke mbledhur qindra mijë shqiptarë rreth tij, ka ndikuar që ato 10 protesta masive të jenë paqësore duke qenë vetë në krye të tyre.
      Këto protesta do të ishin dyfish më të mëdha në pjesmarje, nëse në shqiptarët të mos kishte naivë si ti që influencohen nga propogandat dinake të Ramës për të zhvlerësuar kundërshtarin e tij politik Basha.

  3. Po ckeni bere more kazaner. E dini qe centrifuga don agaci dhe skenderbeu me mamicen do tju vene nje gjobe marramendese qe do tju mbyll tel. Me gjith shpirt mos i henkshi. Zoti ja u befte helm. InshAllah.

  4. Jam me endrin dakort. Po vetem gjermani jo. Ram Zoti i madh ti numrofte sekondat. Dhe kujtdo po kujtdo si ty. Cilidoqofte si ty. InshAllah. Shpejt shume shpejt i pagofshi. Ashtu si vetem Ai di. Lulkuq nuk je ndoshta per kete pune.

  5. Skemi cfare te themi me per sektin se i kemi thene te gjitha. Por fundin e paci te dhimbshem inshAllah aq sa dhimbje keni shkaktuar. Se te shpejte e di qe do ta keni. InshAllah.por fundi yt qofte i tmershem per ty se per ne cfaredo do jet pak per ty. Tere shpura pas teje.

  6. Kemi mberritur ne nje moment ku çfare do lloj skandali qe del ne drite, jane gati skuadronet e rilindjes per ta sfumuar dhe relativizuar. Te paret jane keta injorantet shares me pagese qe llomotisin te njejtat traplleqe prej vitesh dhe pastaj vijne me rradhe banda e legenave te Edi Rames me Muç Nanon, Tak Ngjelen, Tan Hoxhen, Minxhozin, Anila Bashen, Kol Ballen, Fred Pezen, etj etj (se eshte shume e gjate lista). E gjithe kjo situate tregon njekohesisht sesa milet i lodhur jemi kur na i fusin dy kembe me nje kepuce nje cop drogaxhi si Surrelsi dhe nje beqir si Lali €ri! Nese nuk reagojme mbas kesaj stine skandalesh me vjedhje e zgjedhje nje-paleshe, neser te bejme gati valixhet dhe te zhdukemi nga ky vend i bekuar nga Zoti e i mallkuar nga njerezit…

  7. Do e mbani lulune kryetar te pd ju shpellare e cakej te pd,mbajeni se cun I bukur hollandez dhe cirret njesoj si ju ketu lart,hani tani kermat qe leshojne mafia dhe drogaxhite italiane per te mbuluar veprimtarine e tyre mafioze,ne ndryshim nga ju italianet nuk thone qe kryeministri Conti eshte narko,por jane grupet mafioze qe veprojne atje,por shpellaret tane komentojne me trute e salihut dhe meren me ramen duke u mare gjithe diten,por arrestimin e bandes se durresit me 635 kg kokaine u kap nga kjo qeveri,ku kulici del I perfshire dhe mbas tij dhe Trusti I Geshtenjave qe kapo ka Arturo Ui salih

  8. Cosa nostra (mafia) italiane qe kontrollon gjithe ndyresite kriminale ne bote pretendon se shqiperia eshte baze e droges ???? Qija robt ku ka arrit degradimi ,kurvat dhe prostitutat shesin moral.

  9. Ore ketyre italjaneve dhe evropjanve mir ti behet kur thote sala që shpria u mbyte me droge mogerini thoshte bashke me lune kinezin që shqiperin ka ber hapa perpara sa per te paemri e rames se maloket e sales e mbyten britanin me kokain duhet te shikoje cunat e rames qe po ja cojne kokainen nga shqipri me gjyse cmimi

  10. Trusti I Geshtenjave me kapo Arturo Ui pagojne tv per te bere dokumentar qe te kete dhe ca shqiptare aty brenda,nuk eshte kaq kollaj qe kokainen e mafias italiane ta marin ca maloke te salihut,keta marin ndonje cope dhe ushqejne trustin e Arturo Ui

  11. Pasurija nenujore po grabitet cdo dite.Eksplorues me leje me kavalishence ne Sazanin e bere per turizem po shkaterrojne kete pasuri ne fund te detit!

  12. Ja na qenka Italia vendi i mafies së drogës që po i bikërka kot në qafë narkoshtetit të Ramës sipas disa trushpëlarëve komunistë që komentojnë me prapanicë këtu, po mediat e tjera gjermane, britanike, austriake, hollandeze, zvicerane, amerikane etj., mos qenkan edhe këto vende trafikante të drogës e qendra të mafies ?

  13. i pa emri mut han e edvinin mban,se nuk ka kush ti jep mut pastaj,siq rama mut han e frrok,ndok,rosh,prenga,avdylaj mban se kokain e palla i japin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *