• |
ide | kryesore

Dokumenti/ Ish-deputeti i PD-së: Qeveria po jep në fshehtësi një tjetër koncension abuziv

Lajme, Të fundit



Në vazhdën e denoncimeve të mëparshme për disa koncesione të dhëna nga qeveria, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka publikuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, një dokument që sipas tij fakton një tjetër aferë korruptive.

“Nëpermjet një procedure konkurrimi me një ofertues dhe të jashtëligjshëm, qeveria ka shpallur kompanine “Noa control” fitues të koncesionit për kontrollin e pompave të naftës. Ky tender është bërë në fshehtësi të plotë sepse gjykata ka kërkuar modifikimin e kritereve të garës.” –shkruan Shehaj në “Facebook”.

Ndër të tjera, ish-deputeti thekson se kontrolli i pompave të naftës kryhej nga shteti dhe ishte një aktivitet fitimprurës në sajë të të cilit depozitoheshin në arkën e shtetit mbi 5 milionë euro në vit.

“Kompania “Noa Control” do të investoj vetëm rreth 600.000 euro dhe nga koncesioni njëzetvjeçar do të përfitojë minimalisht 100 milionë euro nëse tarifat e kontrollit do jenë të njëjta.

Vjedhja nëpërmjet këtij koncesioni është marramendëse dhe kjo është arsyeja pse fituesi i garës së këtij koncesioni ishte i parapercaktuar.”-përmbyll Shehaj postimin e tij, ndërsa i bën thirrje Prokurorisë që të hetojë këtë aferë sipas tij korruptive dhe flagrante.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



11 Comments

  1. Aksionisti i kompanise NOA, Arben Ahmetaj qe i ka dhene dy tendera miliona euro(6 milione ) per testimin e ashensoreve. Kompania ne vend te testoje nje here ne vit, teston nje here ne 6 vite..

  2. Popull bageti flini gjume lejoni t’ju rjepin lekuren. Po te ndodhe keshtu me France,Angli,Gjermani etj. permbys do ta kthenin. Ngrihuni o te ndere perdhe ne se keni gjak ne deje,

  3. Sa i perket kesaj pike keta mbrojne njeri tjetrin. Dhe ne fakt paguajme ne. Ligjet i ndryshojne pas oreksit te vet. Do shohim kur te ndrohen pushtetet do anullohen te gjitha ppp si abuzive me deme ekonomike …………apo do kendohet kenga e njohur …….

  4. Cudi akoma ka? Kam menduar se te vetmit qe kane ngel pa u dhene me konc.jemi ne populli. Eh 30 vjet. Nje jete e tere.ti anulloje luli kur te vij si i anulloi sekti kur erdhi. Kemi nje popull te tejlodhur por nga zullumet dhe neglizhenca e vet.

  5. Ti qe denoncon dhe mire ben e ke gati ligjin si do ti anullosh te gjitha ppp. Mund ta fillosh qe tani nga strasburgu….. mendohuni vete cfare do beni . Shqiptaret e kane gjetur. Do ikin.

  6. Si thoni a ngrihen delet kunder cobanit ? Ahqipetaret kane treguar se te japin voten kur i tall ,kur i dhunon ,kur nuk u ngre pensione ,rrogat u prishe shtepit , u rrit taksat , i Burgos per faturat e energjise elektrike .Te japin voten kur qeveritaret vjedhin ,mashtrojne ,perdhunojne .Tegjitha keto u pane ne zgjiedhjet e 2017 . Nuk te japin voten po rrite rrogat , pensionet ,kur lufton bandat dhe i Burgos kjo ndodhi ne votimet 2013 .Sali Berisha rriti rrogat 2,5 here ,pensione ne fshat 3 bere nga 30000 leke te vjetra ne 95000 lek .Krahsojeni tani rritjen e pensioneve dhe rrogave qe ka bere Edvin Rama per 6 vjet ,perkunderasi Duke i krahsuar me rritjen e cmimeve i ka ulur .Ky eshte realiteti

  7. O Qelbesire.

    Sin nuk arrite ta shuash Urine me Koncesione???

    Po ca Monster paske qene???

    Po mire more Qelbesire.

    Me Kompani Rentjere, do ndertosh, Shqiperine????

    Si shkruan o Monster, ne emer te Sovranit, Kontrata 20-30 vjecare????

    Kush ta ka deleguar kete te drejte????

    E bere Kushtetuten ZERO. o Qelbesire.

  8. Po nuk behet vendi me evgjiterqytetarfshatargej.
    Sudani nuk pranon ti behemi koloni, shpresoj te kanguri.

  9. Te tregosh se si jepen koncensionet,apo si ndahen tenderat,eshte thjesht,pune ordinere spiunash.Partite qe i zbulojne ,te mos mjaftohen me denencimin e tyre,por t’i raportojne keto denoncime ne gjykatat perkatese.Cdo gje me letra.Edhe shume komentues qe japin mendime,nuk bejne keq,por me mire do benin qe te aktivizoheshin,bashke me denoncuesit ,ne veprime konkrete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *