• |
ide | kryesore

Drejtësia Sportive u shpreh, FSHF akoma jo: çfarë do të ndodhë me Skënderbeun?

F1, Sport



Një heshtje e cuditshme e Federatës Shqiptare të Futbollit, në dritën e një vendimi penalizues e të paprecedente për futbollin shqiptar, marrë nga institucioni qeverises i futbollit continental dhe konfirmuar nga të gjitha shkallët e drejtësisë sportive. Klubi më i rëndësishëm shqiptar i dekadës së fundit, është dënuar 10 vjet nga prezenca në kompeticionet europiane dhe 1 milionë euro gjobë, për trukim rezultati të ndeshjeve e megjithatë FSHF nuk ka dalë ende me një qendrim.

Kanë kaluar pak kohë, por jo aq sa për ta harruar, se në momentin e vendimit të UEFA-s për të dënuar Skënderbeun, Federata doli me komunikatën se ishte në pritje të vendimit të shkallës së fundit të drejtësisë sportive, për tu pozicionuar. Shkalla e fundit e drejtësisë sportive ishte Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë dhe nuk ka asnjë kuptim, që dalja zyrtare e institucionit që administron futbollin në vend të presë tashmë nëse cështja do të shkojë ose jo në Gjykatën Federale.

Drejtësia Sportive i kaloi hierarkitë e saj dhe Skënderbeu u dënua në të gjitha shkallët e sa për ta saktësuar, specifikisht në raportin e UEFA-s, konfirmuar nga CAS në 12 korrik 2019, flitej për 50 ndeshje të trukuara në të gjitha kompeticionet, cka e bën detyrim Federatën Shqiptare të Futbollit të dalë me një qendrim, se çfarë do të ndodhë me Skënderbeun. Tani gjërat janë komplikuar, shumë madje e jo vetëm për Skënderbeun por për gjithë Superioren dhe nuk është Etike nga ana e FSHF të bëjë sikur ska ndodhur asgjë…



1 Comment

  1. Kjo eshte federata me qelbur ne historin tone .Kam dyshime se kjo bashke me drejtuesit e partizanitme me ne krye komunistin e qelbur E . Brace i Kane futuro shkopinje nen trota ekipit Korcar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *